Pasaporta COVID, si mund të udhëtojnë qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së?

24 gusht 2021 | 18:26

Nga 1 korriku certifikata e vaksinimit kundër COVID-19 është funksionale brenda vendeve të Bashkimit Europian. Komisioni Europian (KE) është duke bërë pranimin e shteteve të Ballkanit për certifikata COVID. Nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thonë se kanë kërkuar nga zyrtaret e KE, që edhe Kosova të jetë pjesë e lëvizjes se lire sa i përket Grren Certificate.

MSH për Demokracia.com ka thënë se kartela digjitale e vaksinimit (Pasaporta elektronike e vaksinimit e Kosovës) dhe procesi i verifikimit të saj janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian për Digital Green Certificate.

“Pas skanimit të QR Code ridrejton në e-Kosova (Platforma jonë Qeveritare) që lidhet me Basic HIS dhe verifikon nëse të dhënat janë të vlefshme dhe personi është vaksinuar apo jo. Pas verifikimit, në platformën e-Kosova shfaqen detajet e vaksinimit me vaksinën COVID 19 (të dhënat shfaqen në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe). Kartela digjitale e vaksinimit (Pasaporta elektronike e vaksinimit e Kosovës) dhe procesi i verifikimit të saj janë në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian për Digital Green Certificate”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Sipas MSH-së, secili shtet ka politikat e veta në raport me COVID-19 dhe kartelat e vaksinimit, por deri tash nuk kanë pranuar ankesa nga qytetaret që ndonjë shtet u ka bërë pengese në lëvizje për shkak të pasaportës COVID.

“Duke qenë që kjo kartele është punuar sipas rekomandimeve te KE, MSH-ja ka kërkuar nga zyrtaret e KE, që edhe Kosova të jetë pjesë e lëvizjes se lire sa i përket Grren Certificate, duke marrë parasysh sigurinë dhe standardet e larta të cilat i ka kartela e vaksinimit e Kosovës kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Demokracia.com.

MSH ka treguar po ashtu se në platformën Basic HIS, brenda modulit COVID -19, për secilin qytetar që vaksinohet në Kosovë shtypet një kartelë e formatit A6, e cila përmban të gjitha të dhënat e vaksinimit dhe një kod QR që shërben për verifikimin e këtyre të dhënave.

Kujtojmë se Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin certifikatën COVID dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë. Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani.

Mirëpo para dy ditësh BE-ja ka futur në sistemin e saj edhe certifikatat digjitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. E po ashtu këto vende do të njohin edhe certifikatat digjitale të vendeve të BE-së.

Ndërsa Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE. Nga ana tjetër, Shqipëria, e cila ka përdorur si vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE-ja si “Pfizer” apo “AstraZeneca” nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës digjitale COVID të BE. Mirëpo kjo pritet të ndryshojë së shpejti.

Një zëdhënëse e Komisionit Europian, i tha Deutsche Welles, se BE-ja që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e angazhuar, që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentet e luftimit të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Strada del Bramafame,…