Pasardhësi i familjes Jashari do të testohet të skuadra e madhe gjermane

09 nëntor 2021 | 15:49

Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i lirisë në Kosovë. Në mesin e pasardhësve të komandantit legjendar Adem Jashari po rritet një futbollist i ri.

Fjala është për Igball Jasharin, talent i shkollës së futbollit ‘Kurda’ dhe Përfaqësueses së Kosovës U-17. Ibgalli, që është nip i Rifat Jasharit, po konsiderohet si yll i ardhshëm.

Ky futbollist së fundmi ka siguruar prova te skuadra gjermane Leipzig, teksa këtij ekipi do t’i bashkohet gjatë kësaj jave.

Trajneri, Mehmet Kurda në një intervistë për “Zëri.info”, ka konfirmuar se Jashari do të testohet të skuadra gjermane Leipzig.

‘Igball Jashari do të testohet për një javë te skuadra gjermane Leipzig. Shpresoj shumë se do t’i ecën mbarë dhe të ketë fat. Bëhet djalë për një talent futbolli dhe jam i bindur se do të ketë suksese, pasi është shumë i përgatitur’, ka thënë Mehmet Kurda.

Jashari vitin e kaluar u bë pjesë e Kosovës U-17, me ç’rast u ‘gradua’ edhe si kapiten. Igballi aktivizohet si mesfushor.

Ndryshe, shkolla e futbollit ‘Kurda’ njihet si ‘çerdhe’ për zbulimin e futbollistëve të talentuar. Në këtë skuadër është zbuluar edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica, i cili luan në Premierligë, te skuadra Norwich City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salma Hayek, së fundmi u shfaq në The Ellen DeGeneres…