Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, PDK e quan Kurtin “mjeshtër të mashtrimit”
Ideja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, sot u shpall e “vdekur” nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Në “Debat Plus”, deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, e quajti kryeministrin Albin Kurti mashtrues, derisa e thumboi edhe partinë tjetër opozitare LDK-në.
“Jam I sigurt nuj I ka oasur votat, një manipulim I Kurtit, I CILI njihet si mjeshtër i manipulimit për cdo gjë. Ka qenë që nfa fillimi një farsë, e ka ditë që opozita nuk është e bashkuar, ka pas shenja më herët, kemi pasur shembuj kur partitë opozitare nuk kanë qenë unike, ka qenë rasti për Valdete Dakën, nau kanë dashur nënshkrimet për Kushtetuese nuk i kemi marrë nga LDK. PËr Blerim Isufajn prapë nuk i kemi marrë nënshkrimet nga LDK”, tha ai.
Deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, tha se Kurti nuk i qëndroi prapa premtimit të tij për shpërndarjen e Kuvendit.
“Një mënyrë është me dhënë dorëheqje se i kish rënë taman, ka dështu në secilin proces. Mënyra tjetër është me shkarku, nuk i kem votat. Me dhënë dorëheqje, me u kallë gjysma e Kosovës nuk jep, se thotë gjysma tjetër më don. Varianti tjetër ka qenë jo më i miri, por që u dakordu mazhoranca. Kurti asnjë kauze nuk i qëndron mbrapa, as si opozitar e as në pozitë. Kur e ka pa Kurti se i kem pasur votat, ai kërkojke me gjetë arsyetime se duhet me u bë opozita bashkë. Nuk pranoi Kurti. S’e kuptoj opozitën, s’kam pa në rajon që opozita me i thënë një Qeverie rri deri në fund”, tha ai.