Pasi e larguan nga puna, fitoi lotarinë
15 prill 2020
| 08:45
Një 20-vjeçar në Adelaide të Australisë ka fituar një lotari prej tre milionë dollarësh pak kohë pasi u përjashtua nga puna për shkak të përhapjes së virusit “Korona”.
20-vjeçari, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, do të marrë rreth 20 000 dollarë australian në muaj përgjatë 20 vjetëve të ardhshme, shkruajnë mediat australiane.
“Ne jemi një familje e re dhe kemi një fëmijë, kështu që kjo lotari do të na ndihmojë për pjesën tjetër të jetës sonë. Kohët e fundit kam humbur edhe punën për shkak të virusit korona, kështu që fitimi i lotarisë më ka ndihmuar së tepërmi. Isha stresuar shumë kohët e fundit, por tashmë jam shumë i lumtur” u shpreh i riu.