Pasi e pranoi “Zajednicën”, Kurti mbetet i vetëm | Osmani, Konjufca, Gërvalla e Haxhiu nuk e përshëndesin Marrëveshjen e Ohrit

20 mars 2023 | 22:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prej të shtunës, kur u pajtua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për zbatimin e planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që parasheh edhe themelimin e Asociacionit, duket se ka mbetur i vetëm.

Asnjë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, që e mbështesin në çdo hap si presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk e ka përshëndetur Marrëveshjen e Ohrit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë të djeshme u shpreh që nuk priste që Serbia të zbatonte marrëveshjet e dakorduara në Ohër.

“Nga Serbia nuk kam asnjë pritje. Ata do të vazhdojnë të shkelin marrëveshjet e dakorduara, siç kanë bërë këto 12 vjet”, tha ajo.

Osmani akuzoi edhe Perëndimin për qasje akomoduese ndaj (siç) regjimit të Serbisë.

Kurse Glauk Konjufca nuk e ka thënë asnjë fjalë, siç do të thoshte vet ai “as asi, as kësi”.

I vetmi që ka dhënë mbështetje të  pa rezervë, ka qenë deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci, shkruan Demokracia.com.

Ndërkohë, marrëveshja është përshëndetur nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken.

Ai e ka përshëndetur dakordimin e arritur të shtunën në Ohër për zbatimin e marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai i ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Blinken tha se kjo do të përshpejtojë rrugëtimin e dyja vendeve për në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Blinken. /Demokracia.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme, drejtori për Mbrojtje të Mjedisit dhe…