Pasi i dedikoi këngën e parë Borës tani Donaldi i dedikon këngë Trixës
Donald Veshaj, Beatrixa Ramosaj dhe Bora Zemani janë tre emrat qe hasim kudo, ndonëse së fundmi aktori ka lajmëruar se do të publikojë një këngë të re, ndjekësit kanë aluduar se ajo do të jetë dedikim për këngëtaren kosovare me të cilën ishte në lidhje gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Albania VIP”.
Në një video të publikuar nga vetë Donaldi në rrjetin social “Instagram”, dëgjohet që përdor frazën “anormale”, të cilën shpeshherë ia thoshte Beatrixës brenda shtëpisë.
Por, se a do t’i dedikohet kënga Trixës mbetet të shihet pasi marrëdhënia e dyshes mori fund pas përfundimit të “Big Brother VIP”, e madje deri tani është aluduar disa herë se moderatorja, Bora është pajtuar me aktorin, ku ky i fundit në këngën e tij i dedikoi asaj disa vargje ndër të tjera ishte edhe numri 5 në fund të videoklipit.