Pasi i tha të “masakroj verbalisht”/ Ilirit nuk i del e keqja me Einxhel: Gruaja ime sa kishte zënë…

12 dhjetor 2021 | 11:24

BB VIP – Iliri dhe Einxhel kanë pasur një debat shumë të fortë mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”.

Moderatorja gjatë një bisede me banorët më herët, ishte shprehur se balerini i njohur e ka shfrytëzuar për lojë historinë e tij të tradhtisë bashkëshortore.

Kur Iliri pa një klip ku Einxhel thoshte këto fjalë, u revoltua shumë dhe i tha asaj se e “masakronte verbalisht” nëse i përmend gruan dhe vajzën.

Edhe pas përfundimit të spektaklit, Shaqirit nuk i ka dalë e keqja me Einxhel dhe dukej mjaft i mërzitur. Teksa bisedonte me Big Mamën, ai tha se “pa i bërë asgjë shkon e përmend familjen e tij”.

“Komplet ordinere, përdori argumente. Gruaja ime sa kishte zënë kore kur erdhi këtu. Kur kjo gjë përdoret nga një person që flet broçkulla nga mëngjesi deri në darkë kjo më acaron. E njoh shumë mirë çfarë personi është, dhe pa i bërë asgjë shkoi dhe përmendi familjen time”, tha Iliri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Rihanna prej kohësh ka marrë një pauzë…