Pasi i uroi jetë të lumtur, Semi “hakmerret” ndaj Donaldit

03 dhjetor 2021 | 12:48

BB VIP – Semi Jaupaj krijoi një shoqëri edhe më të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me Donald Veshajn, i cili ka qenë i lidhur me mikeshën e saj më të mirë.

Por tani që gjërat kanë ndryshuar, Semi duket shumë e zhgënjyer nga aktori i humorit, i cili në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka nisur një romancë dashurie me Beatrix Ramosajn.

Pasi gjatë spektaklit të së martës nuk iu dha fjala që t’i thoshte diçka Donaldit, ajo para se të largohej nga studio e madhe tha: “Thjesht doja ti thosha diçka. Jetë të lumtur, por dua të më kthejë delen”.

Lodrën e saj prej pellushi ia la aktorit të humorit para se të linte përfundimisht shtëpinë, madje Donaldi herë pas here shfaqet teksa e mban në dorë.

Por pas gjithë këtyre skenave, Semi nuk e ndjek më Donaldin në rrjetin social “Instagram”. Por nga ana tjetër, aktori ende e ka atë në listën e personave që ndjek.

Pasi i uroi jetë të lumtur, Semi “hakmerret” ndaj DonalditPasi i uroi jetë të lumtur, Semi “hakmerret” ndaj Donaldit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë adhuruesit e “La Casa del Papel” kemi…