Pasi ju tha “Mos flisni shqip”, shqiptarët bëjnë për spital pronarin e lokalit në Greqi (Video)

24 tetor 2019 | 18:56

Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Pyrgos mes një grupi shqiptarësh dhe djalit të pronarit të një lokali.

Shqiptarët ishin ulur në një lokal në rrugën Karaiskaki, ku edhe kishin nisur të flisnin në gjuhën e tyre mëmë. Por mesa duket ky fakt e ka acaruar djalin e pronarit, i cili ka reaguar si mos më keq. Fillimisht ai i kërkoi shqiptarëve të mos flisnin shqip dhe më pas i kërkoi që të largoheshin.

Vetëm kaq u desh që mes të rinjve të niste një konfrontim fizik ku gjërat u përkeqësuan në një luftë fizike mes katër personash, ku vetëm pronari grek ka përfunduar në spital.

Mediat greke kanë publikuar edhe pamje nga debati mes të rinjve, i cili më pas degradoi në konflikt fizik.

E thirrur nga banorët e zonës, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia, e cila ka arrestuar një prej shqiptarëve. Ndërkohë i riu grek ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votat me kusht po konsiderohen të panevojshme që të ekzistojnë…