‘Pasi Kurti dhe Vuçiqi t’i shtrëngojnë duart, vjen njohja për Kosovën nga këto tri shtete’
26 janar 2023
| 11:49
Dragisha Mijaçiq, i cili është koordinator i grupit punues të Konventës Kombëtare të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se propozimi franko-gjerman synon që të krijojë elemente që tri shtetet, Sllovakia, Greqia dhe Rumania ta njohin Kosovën si shtet, shkruan “Vesti-online”.
Ai ka thënë se s’dihet se cili do të jetë reagimi i Spanjës dhe Qipros, por ka thënë se tri shtetet e lartcekura presin që Kurti dhe Vuçiqi të shtrëngojnë duart për marrëveshje dhe pastaj do ta njohin Republikën e Kosovës.
“Nuk e dimë se si do të reagojnë Spanja dhe Qiproja, por këto tri shtete (Sllovakia, Greqia dhe Rumania) presin që Kurti dhe Vuçiq të shtrëngojnë duart dhe ata do ta njohin Kosovën”, ka thënë Mijaçiqi.