Pasi Kushtetuesja rrëzoi Ligjin për KPK-në, Krasniqi: Dëshmuam se ju shërbejmë interesave të qytetarëve!
Pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo parti dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit.
Sipas Krasniqit, Gjykata Kushtetuese e shpalli anti-kushtetuese përpjekjen e Kurtit për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e KPK-së.
“Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushteti” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës edhe njëherë dëshmoi se ju shërben interesave të qytetarëve e të shtetit tonë, duke mbrojtur rendin kushtetues përkundër tentativave të Qeverisë Kurti për ta shkelur atë.
Edhe sot, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë, duke e shpallur si anti-kushtetuese përpjekjen e Kryeministrit Albin Kurti për ta vënë nën kontroll dhe për ta cënuar integritetin dhe profesionalizmin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kushtetuta, si bazament i parimeve të drejtësisë, nuk mund dhe nuk do të lejojmë kurrë që të shkelet nga pretendimet uzurpuese të pushtetit.
Ngjashëm si në këtë rast, do ta kundërshtojmë secilën nismë qeveritare që synon t’ia nënshtrojë të drejtën diktatit të një njeriu dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti.