Pasi morën Remdesivir për virusin “Korona”, gjysma u liruan nga spitali
Rezultatet e para nga një ilaç antiviral eksperimental ndërkombëtar në SHBA kanë shfaqur rezultate premtuese.
Më shumë se gjysma e një grupi të pacientëve me koronavirus të sëmurë rëndë me prejardhja nga SHBA-ja, Kanadaja, Evropa dhe Japonia u përmirësuan pasi morën Remdesivir, të përgatitur nga Gilead Science, firmë biofarmaceutike me bazë në Kaliforni, shkruan “Daily Mail”
Fillimisht i zhvilluar si një trajtim për Ebola, ilaçi është treguar efikas edhe në luftën kundër koronavirusëve, sikurse është sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS), e cila është një kushërirë e virusit të ri.
Në të njëjtën kohë, një testim në Kinë që po provon ilaçin tek pacientët me simptoma të lehta të virusit u pezullua për shkak të mungesës së pacientëve të kualifikuar.
Aktualisht, nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për trajtimin e COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.
Të paktën pesë studime të mëdha janë duke testuar remdesivir, dhe kompania gjithashtu u ka dhënë atyre më shumë se 1.700 pacientëve në baza emergjente.
Në studimin, rezultatet e të cilit u botuan në New England Journal of Medicine të premten, u studiuan 53 pacientë midis moshës 23 deri 82 vjeç, Të gjithë ishin shtruar në spital ose në ShBA, Kanada, Evropë ose Japoni – dhe 34 ishin të sëmurë sa të kërkonin makina për frymëmarrje.
Atyre iu dha ilaçi për 10 ditë ose për sa kohë që e toleruan.
Pas një mesatare prej 18 ditësh, më shumë se dy të tretat e pacientëve, 36 pacientë, kishin nevojë për më pak mbështetje të oksigjenit ose makinave të frymëmarrjes.
Gati gjysma e pacientëve u larguan nga spitali.