Pasi Mozzik e thumboi publikisht për pamjen e pasurinë, reagon Capital T

03 janar 2021 | 20:55

Mozzik dha një intervistë ditën e djeshme në “Prive” si një nga personazhet më të diskutuar të vitit që lamë pas. Reperi foli për Loredanën dhe ribashkimin e shumëpërfolur dhe u shpreh se kjo gjë nuk është e vërtetë. Ndërkohë nuk kishte se si të mos diskutohej as për konfliktin që ka lindur mes tij dhe Capital T, pasi ky i fundit thumboi Mozzik në një freestyle duke u shprehur: “Ma reper se ti është Lori”.

Mozzik tha se ai nuk ka pasur asnjë problem me ndonjë artist, por nuk nguroi të hidhte disa thumba publikisht për Capital T. Ai u shpreh se nuk njihet për bukurinë, as për muskujt e as për pasurinë, por për muzikën e tij.

“Është më shumë se absurde ta bëj një diss dikush e në të njëjtën kohë me të dhënë dorën live e të të respektoj live dhe pastaj të shkojë të flasë diçka që s’është artistike për mua. Diss-at kanë qenë gjithmonë pjesë e hip hopit, por duhet të gjesh diçka kur ke problem me dikë jo se të teket ty të shash Mozzik, se Mozzik si ka bërë asgjë askujt. Unë nuk e kam primare të merrem me dikë. Mua njerëzit nuk më njohin që jam i bukur, nuk më njohin që jam muskuloz, nuk më njohin që kam lekë, nuk më njohin që kam makina. Mua njerëzit më njohin që bëj muzikë të mirë. Ti mos më shaj mua, shaj talentin tim. Por është zgjedhja e artistëve, por me mua është më mirë që artistët t’i kenë punët mirë se nuk i dihet jetës”, u shpreh Mozzik.

Më pas reperi tha se artistët e tjerë janë mëriztur me të, pasi është fakt që një djalë i ri ka hyrë në lojë dhe ju ka prishur lojën të gjithëve. Mirëpo pas këtyre fjalëve nuk vonoi as përgjigja e Capital T.

Ai ka publikuar në Instagram këngën “Killshot” të Eminem, që ka qenë një diss i këtij të fundit për reperin tjetër Machine Gun Kelly. Capital T ka shkëputur vetëm disa pjesë nga kënga, që qartazi janë një kundërpërgjigje për Mozzik. Ai ka shkëputur një pjesë të këngës, në të cilën Eminem pranon se është i pasur dhe se ka pasur mjaftueshëm para sa për t’i djegur para armiqve të tij.

“Më mirë të jem një 80 vjeçar si vetja, se sa një 20 vjeçar si ti/ Kam më shumë fansa se ti në qytetin tënd, kalama i vogël”, shprehet Eminem në një frazë dhe këtë Capital T e ka si një përgjigje për Mozzik, që u shpreh se një djalë i ri ju prishi lojën gjithë reperëve.

Nuk e dimë nëse ky konflikt në distancë do të vazhdojë më gjatë mes reperëve, por situata duket shumë e nxehtë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ende nuk e…