Pasi shau deputetët e pozitës, Tahiri kërkon falje

28 prill 2022 | 11:44

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, u ka kërkuar falje deputetëve dhe qytetarëve pasi ka sharë me rob në seancën e sotme. Ai ka thënë se kjo ka ndodhur në afekt për shkak të situatës që ndodhi.

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment s’kam menduar ta shaj asnjë deputetë, ka qenë në afekt për shkak të situatës dhe asaj që erdhëm. Në asnjë rrethanë nuk i është drejtuar asnjë deputeti, kushdo që është ndier i ofenduar për një fjalë të cilën e kam përdorur e që nuk po e di, ju kërkoj falje deputetëve dhe të gjithë qytetarëve që na shikojnë”, ka thënë Tahiri.

 

Abelard Tahiri i shan deputetët e pozitës (video)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I zgjedhuri për asamblist të kuvendit komunal të Prishtinës, Fadil…