Pasi siguruan mandatet, deputetët e Listës Serbe lëshojnë seancën e Kuvendit
08 shkurt 2024
| 11:26
Deputete e Listës Serbe të cilët janë paraqitur për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim, mosdjegien e mandateve.
Ata me tu nënshkruar për pjesëmarrje në seancë, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Deputetët serbë janë pritur në hollin e Kuvendit nga mediet për arsyen e largimit nga Kuvendi por që të njëjtit nuk janë deklaruar.
Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.