Pasi siguruan mandatet, deputetët e Listës Serbe lëshojnë seancën plenare

27 qershor 2024 | 11:36

Deputete e Listës serbe të cilët janë paraqitur për herë të parë në Kuvend pas më shumë se pesë muajve, kishin një synim: mosdjegien e mandateve.

Ata, menjëherë e kanë lëshuar sallën e Kuvendi vetëm pesë minuta sapo ajo kishte filluar.

Mungesa e tyre në Kuvend shpesh ka qenë cak i diskutimeve se nuk përfaqësojnë e nuk përçojnë interesat e qytetarëve serbë në institucionin më të lartë të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 70, pika 5, mandati i deputetit përfundon kur mungon gjashtë muaj rresht në seancat e Kuvendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është ankuar për atmosferën e…