Pasi u bë “horë” se nuk e qëlloi zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë, Kurti u kërkon falje nxënësve

04 shtator 2024 | 19:05

Kryeministri Albin Kurti u ka kërkuar falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Podujevë, pasi ia huqi në zgjidhjen e një ekuacioni të thjeshtë matematikor, shkruan Reporteri.net.

Kurti ka thënë se është i gëzuar që nuk ishte nxënës, sepse s’do të merrte notë kaluese.

“Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haki MORINA Nëse dikush ka menduar që UDB-shët, në këtë…