Pasi u diagnostikua me sëmundjen e rrallë, Justin Bieber rikthehet në skenë

01 gusht 2022 | 15:53

Këngëtari i famshëm, Justin Bieber, zbuloi para disa kohësh se ishte diagnostikuar me sindromën e rrallë Ramsay Hunt, e cila i paralizoi anën e djathtë të fytyrës së tij.

Ylli botëror mori mesazhe të shumta inkurajuese na fansat, familjarët dhe kolegët e tij.

Por një gjë e tillë nuk e ka ndalur këngëtarin, pasi së fundmi ai është kthyer në skenë në Festivalin Veror ‘Lucca’ në Itali për performancën e parë në gati dy muaj, pasi u detyrua të anulonte një sërë shfaqjesh pas diagnozës me sëmundjen e rrallë.

Bieber u shfaq me një energji të mirë, fansat e të cilit postuan në “Twitter” disa sekuenca nga koncerti, ku ylli i popit shihej pa këmishë duke interpretuar hitet e tij.

E jo vetëm kaq, pasi Justin Bieber ka publikuar gjithashtu edhe datat e koncerteve të tjera në të cilat do të jetë i pranishëm. Këngëtari i famshëm ka vendosur të performojë dy shfaqje në Afrikën e Jugut të ndjekur nga më shumë se një duzinë shfaqjesh në Lindjen e Mesme, Azi, Australi dhe Zelandën e Re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër sistemet raketore të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS)…