Pasi u shfaq cullak para kolegëve në Zoom, gazetarin e pezulluan nga puna
21 tetor 2020
| 08:35
Jeffrey Toobin, gazetar i njohur i “The New Yorker” dhe bashkëpunëtor i CNN-it, është pezulluar nga detyra pasi u shfaq nudo para kolegëve të vet në Zoom.
“Kam bërë një gabim idiot. Mendoja se nuk dukesha në kamera. I kërkoj falje gruas, familjes, miqve dhe kolegëve”, tha Toobin për “Vice”.
“The New Yorker” bëri me dije se e ka pezulluar gazetarin dhe shtoi se po e heton incidentin.