Pasi u shpall zyrtarisht miliardere, këngëtarja e famshme shfaqet në publik me pallton me vlerë…
12 shtator 2021
| 11:19
- Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, njihet për stilin e saj të modës ekstravagant dhe të shtrenjtë.
E këtë e tregon herë pas here në daljet e saj publike. Pasi u shpall zyrtarisht si këngëtarja më e pasur në botë, Rihanna është parë në Los Angeles duke u përgatitur për ndonjë projekt të ri, e veshur me një “stil rruge”.
Në veshjen e saj ra menjëherë në sy palltoja nga “Bottega Veneta”, e cila duket se kushton plot 10 mijë dollarë. Këngëtarja e famshme e kishte kompletuar veshjen me një palë pantallona të shkurtra xhins, një bluzë të bardhë dhe atlete sportive.
Gjithashtu i dha një pamje tjetër të gjithë veshjes me shallin portokalli të mbështjellë rreth kokës dhe syze me pamje të ngushtë.