Pasi vdes një person në Malishevë konfirmohet se ishte me Covid
19 nëntor 2020
| 16:56
Komuna e Malishevës ka bërë me dije se një person i cili ka vdekur dhe është varrosur sot ka dalë pozitiv me virusin Covid-19.
“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19, por njëri prej tyre është person i vdekur, i cili është varrosur sot, dhe po sot është konfirmuar me Covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në kontaktet direkte me familjet e prekurve”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.