Pasi vendosi 9 milionë dollarë diamante, 50-vjeçarja habit me veshjen rrugëve të Miamit (FOTO)

21 janar 2020 | 12:52

Ajo vendosi diamante me vlerë 9 milionë dollarë në ndarjen e çmimeve SAG në Los Angeles, të dielën.

Por një ditë pas, Jennifer Lopez, u shfaq shumë sportive dhe e thjeshtë rrugëve të Miamit. Të hënën, 50-vjeçarja seksi u shfaq e veshur me një palë streçe të ngushta dhe një bluzë të shkurtër që i nxirrte barkun jashtë.

Flokët i mbante të lidhura, ndërkohë në sy ranë vëthët e mëdhenj dhe syzet e dielllit. Kësaj radhe ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj 11-vjeçare, Emma. Kjo e fundit, e cila ka një vëlla binjak, ishte e veshur sportive si e ëma me një palë patallona të shkurtra dhe bluzë.

Emma dhe Max janë fëmijët e aktores e këngëtares së famshme, nga martesa e saj e tretë me Marc Anthony. Çifti u nda në vitin 2014 dhe në 2017-n, Jlo nisi të dilte me Alex Rodrigues, me të cilin u fejua në mars të 2019-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një trajner i madh për një skuadër të madhe, por…