Pasioni për sportin e mundjes! Motër e vëlla udhëtojnë 3 herë në javë nga Kukësi në Prizren
18 korrik 2021
| 16:27
Janë motër e vëlla, 10 dhe 9 vjeç. Ndryshe nga moshatarët e tyre ndajnë të njëjtën dëshirë, të jenë kampionë në mundje. E në fakt ja kanë dalë. Erglena dhe Ernisi Domi këta fëmijë nga Kukësi stërviten në palestrën e klubit të mundjes në Prizrenit pasi në qytetin e tyre nuk ka ambiente të përshtatshme.
https://www.youtube.com/watch?v=yESBe8J9Oek
I pari nisi të stërvitej Ernisi motra e shoqëronte. Më pas i lindi dhe asaj dëshira të ndiqte rrugën e tij. Ka ecur shumë mirë në këtë sport që konsiderohet si mashkullor dhe është shpallur tre herë kampione. Në momentin që përballet me kundërshtarët në tapet, mendon vetëm për fitore.