Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, PE-ja miraton rezolutë

08 korrik 2022 | 14:09

Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar Rezoluta për çështjen e pasivizimit të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Lajmi është bërë me dije nga aktivistja Flora Ferati-Sachsenmaier, e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”.

“Kjo është një fitore (jo e vogël) diplomatike! Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga eurodeputetët venë theksin të mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës. Për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”, ka shkruar Flora Ferati-Sachsenmaier në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi…