Pasivizimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Lutfiu nxjerr shifra
Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu ka dalë me disa shifra që supozohet të pasqyrojnë realitetin e pasivizimit të shqiptarëve në zonat e banuara me shumicë shqiptare në Serbi, pasivizim ky sistematik që Beogradi kryen ndaj popullatës shqiptare.
“Pasivizimi. Procesi i pasivizimit ia ka hequr të gjitha të drejtat shqiptarëve të Medvegjës, i ka defaktorizu nga jeta politike, dhe jo vetem. Për të vërtetuar pretendimet e tona se procesi i pasivizimit është selektiv, po paraqes dy tabela ku njëra paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë shqiptare dhe tabela tjetër paraqet uljen e votuesve tek vendbanimet me shumicë serbe në Medvegjë. Tabelat janë marr nga punimi shkencor ‘Politika pasivizuese e Serbisë ndaj pakicës shqiptare’ i autores Flora Ferati-Sachsenmaier”, shkroi Lutfiu në “Facebook”.