Paskal Milo vlerëson e 14 shkurtit: Kosova ka një klasë politike më qytetare

15 shkurt 2021 | 22:09

Historiani Paskal Milo i vlerësoi si të shkëlqyera zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë të dielën. Kjo sipas tij, falë një klase politike më të përgjegjshme dhe të një populli që di të reagojë dhe të ndëshkojë të keqen.

Megjithatë, diplomati i njohur u shpreh se qeveria e re e Kurtit pritet të ketë sfida të mëdha përpara dhe uroi që ajo të tregojë maturinë e duhur në arenën ndërkombëtare.

“Ishin zgjedhje të shkëlqyera me standarde europiane që treguan se sa larg jemi ne këtu në Shqipëri në lidhje me organizmin, administrimin e zgjedhjeve dhe sjelljes qytetare. Ata kanë një klasë politike më të përgjegjshme dhe më qytetare, kanë dhe një popull që di të reagojë ndaj së keqes, që di të reagojë dhe të ndëshkojë.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dy përfaqësues të brezit të ri, kanë shumë sfida të mëdha dhe të vogla. Ka çështje ekzistenciale, si njohja e Kosovës, pajtimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Serbinë. Për mendimin tim do të duhet një qeveri që sa e vendosur duhet të jetë në çështjen e brendshme si ato të reformave dhe në planin ndërkombëtar. Qeveria e Kurtit duhet të jetë e matur e ekuilibruar në arenën ndërkombëtare”, tha Milo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se gjënë e parë…