“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen…”/ Fjolla Morina i përgjigjet ish-burrit biznesmen

17 korrik 2022 | 13:07

Po i ngjajnë një loje ping-pongu thumbimet dhe ironizimet mes Fjolla Morinës dhe partnerit të saj Fisnik Syla. Teksa dy ish-partnerët duket se janë ndarë në një mënyrë jo edhe shumë të mirë, në rrjet nuk i kursejnë statuset për njëri-tjetrin që po u japin atyre edhe vëmendje.
Këngëtarja i është përgjigjur Fisnikut i cili i tha se po bëhet si ‘psikologe’. Përmes një statusi të shpërndarë në Instastory, ajo shkruan:
“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi“.
Ky status pason atë të një dite më parë ku shkruante: “Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?”

Pas këtij mesazhi ka ardhur reagimi i biznesmenit, i cili e ironizon haptas ish-gruan e tij. Në një postim në Instastory, ai i referohet në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe.

“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”-shkruante Fisniku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të…