Pasojat e Covid-19, vera kthehet në alkool industrial
Një miliard litra verë europiane mund të përfundojnë si alkool industrial, pasi pandemia e koronavirusit po godet fort edhe pijet alkoolike.
“Distilimi”, sipas tij, “është një alternativë, sigurisht më pak e preferueshme sesa shitja e verës, por që do t`i lejojë prodhuesit e saj ta kapërcejnë disi situatën dhe të jenë në gjendje të vazhdojnë punën në vreshta në 2020-tën”. Andrieu i bëri thirrje Komisionit Europian të ndërhyjë, duke paralajmëruar se situata mund të ketë “pasoja serioze” për punësimin.
“Komisioni Europian i ka mjetet ligjore dhe financiare për të ndërhyrë në treg në kohë krize. Nëse nuk e bën tani, atëherë prodhuesit e vegjël rrezikojnë të dalin nga biznesi”, tha ligjvënësi për “The Times”, ndërsa shtoi se aktualisht, ka të paktën 10 milion hektolitra verë të pashitur në Francë, Spanjë dhe Itali.
Kriza e koronavirusit ka shkaktuar një rënie të vëllimit prej 30 për qind dhe 50 për qind të vlerës në tregun e verës në Bashkimin Europian, dhe këtë javë qeveria e Emmanuel Macron, me ndihmën e Romës dhe Madridit, i kërkoi KE-së që të aprovojë një program “distilimi” për kohë krizash./tch/