Pasojat e mbajtjes pa ilaçe nga autoritetet serbe, Trajkoviqi tregon gjendjen shëndetësore me foto

23 dhjetor 2022 | 12:02

Këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Rada Trajkoviq, ka publikuar disa fotografi që dëshmojnë për pasojat shëndetësore që ia ka lënë mbajtja e gjatë nga autoritetet serbe në kufi me Kosovën.

Ajo ka thënë se derisa po flitet për “torturat e serbëve nga Kosova”, duke aluduar në propagandën e udhëheqësve të Serbisë për serbët e Kosovës, ka pyetur për rastin e saj.

“Nëse po flasim për torturat e serbëve nga Kosova, çfarë do të bëjmë me gruan serbe nga Kosova që u mbajt nën qiellin e kthjellët, në mes të dhjetorit, për 24 orë pa asnjë shishe ujë, ushqim dhe ilaçe? Më kot përpiqeni të relativizoni torturën: flasin provat”, ka shkruar Trajkoviqi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka…