“Pasojat e ngrohjes globale në të ardhmen tejkalojnë me disa herë pasojat e COVID-19”

24 prill 2020 | 12:11

Organizata Botërore e Meteorologjisë ka rikujtuar betejën për klimën. Ata kanë bërë thirrje për bashkim të forcave për të ulur njëkohësisht kurbat e koronavirusit dhe të ngrohjes globale, duke theksuar se nëse do të ulet vigjilenca ndaj ndryshimit të klimës, pasojat në të ardhmen tejkalojnë me disa herë pasojat e korona-pandemisë.
20 vitet e fundit kanë shpejtuar ritmin e ndryshimeve klimatike, me 5-vjeçarin e fundit që është më i nxehti në histori. Për pasojë, akullnajat po shkrijnë dhe niveli i detit po rritet.

Oqeanet janë ngrohur dhe janë më acide, ndërkohë që agrobujqësia po vuan. Masat ndaj Covid-19 kanë pastruar ajrin nga ndotësit, por, sipas Organizatës Botërore të Meteorologjisë, ato nuk zëvendësojnë masat ndaj ngrohjes globale.
“Të bashkohemi për të ulur njëkohësisht kurbën e Covid-19 dhe kurbën e ngrohjes globale”, thekson Organizata Botërore e Meteorologjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Pak ankesa për të “ankuarit”) Shefqete Gosalci Këto ditë pandemie…