Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt

01 shkurt 2022 | 20:15

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se paaftësia e kësaj qeverie është duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve, pasi sipas tij, vetëm në muajin janar 30 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19.

“Pasojat e paaftësisë qeverisëse janë të tmerrshme në çdo aspekt. Bilanci i keqmenaxhimit të pandemisë vetëm gjatë muajit janar është si në vijim: 46 mijë të infektuar me Covid-19 dhe 30 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. “Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve”.

“Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë. Qytetarë të dashur, Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht për vete dhe më të dashurit tuaj”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-pjesëtari i Zonës Operative të Llapit, Fatmir Humolli gjatë dëshmisë…