Pasojat e tërmetit në Bosnjë-Hercegovinë
31 dhjetor 2023
| 09:08
Katër persona janë lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim nga tërmeti i fuqishëm, që goditi mbrëmë Bosnje dhe Hercegovinën.
Epiqendra e tërmetit ishte jo larg Zenicës ka konfirmuar Xhavid Aliçiq, drejtor i zyrës kantonale të mbrojtjes civile.
Një person ka pësuar lëndim nga disa gurë që përfunduan në magjistralen M-17, në hyrje të tunelit Vranduk tek Zenica.
E tre persona tjerë u lënduan nga disa materiale ndërtimore që ranë nga një ndërtesë, që ishte në ndërtim e sipër.
Sipas qendrës sizmologjike të BeH, fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 4.8 shkallë të Rihterit.
Dridhjet janë ndjerë në pjesën qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës por edhe në disa shtete fqinje.