Pasojat në Manchester United: Ulje drastike e pagave për Ronaldon me shokë

08 maj 2022 | 15:11

Lojtarët e Manchester United raportohet se po përballen me ulje pagash deri në 25 për qind pasi “Djajtë e Kuq” humbën mundësinë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Ralf Rangnick humbi 4-0 si mysafir ndaj Brighton & Hove Albion dhe kjo i dha fund matematikisht shpresave të tyre. Ata aktualisht janë në vendin e gjashtë në tabelën e Premierligës me vetëm një ndeshje para.

Përtej aspektit sportiv dhe prestigjit, mosluajtja në Champions League do të ketë edhe pasoja financiare për klubin.

Sipas “Daily Mail”, futbollistët tani përballen me ulje të pagave deri në 25 për qind pasi nuk e arritën fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo, për shembull, do ta shihte pagën e tij të reduktuar nga 385 000 paund në javë në 288 000, ndërsa David de Gea thuhet se do të shkonte nga marrja e rreth 375 000 paund në javë në rreth 281 000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast tragjik ka ndodhur dje në Gjermani, ku një…