Pasojat për ndalimin e dinarit, Hovenier: S’jemi në pozitën për të folur për ndonjë masë specifike
15 shkurt 2024
| 16:09
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për mundësinë e ndonjë mase sanksionuese ndaj Kosovës, nëse qeveria nuk reflekton ndaj kërkesë së ShBA-së.
I pyetur për këtë çështje, ai ka thënë se nuk është në pozitën për të folur për ndonjë masë specifike.
“Kjo na bëhet shpesh si pyetje. Është bërë e njëjta gjë edhe në Departamentin e Shteti. Dhe është thënë se nuk jemi në pozitën për të folur për ndonjë masë specifike dhe këtë mund ta them edhe unë. Por po them prapë, siç e ka thënë z. O`Brien, ne do të shpresonim që Qeveria dhe kryeministri Kurti do të angazhohet si partnerë që ta zgjidhim këtë çështje se bashku në vend se të marr veprime të njëanshme”, ka thënë Hovenier.