Pastore paralajmëron largimin nga PSG-ja
22 dhjetor 2017
| 12:31
Argjentinasi Javier Pastore ka pranuar se mund të largohet nga Paris Saint-Germain.
Mesfushori është duke konsideruar të ardhmen e tij te skuadra franceze ku nuk është duke luajtur vazhdimisht te ekipi i trajnerit, Unai Emery. Andaj, ai ka bërë të ditur se mund të gjejë një ekip të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Nuk e di nëse do të jetë ndeshja ime e fundit këtu, nuk e di se çfarë do të bëj. Do ta analizoj ditë pas dite. E bëj atë që më pëlqen, e ajo është të luaj futboll”, ka thënë Pastore.