Pastrimi i parave të Bitcoin kthehet në krim klasik
Pastrimi i parave përmes bitcoin është një ide e keqe jo vetëm pasi është e paligjshme, por edhe pse lë një gjurmë të përhershme.
Shumë pastrues parash janë mbështetur te kriptomonedha pasi pati një rritje të konsiderueshme të vlerës në një kohë të shkurtër por ata janë arrestuar edhe disa vite pas krimeve të tyre të pretenduara.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, vlerësohet se 2% deri 5% e GDP-së globale ose 800 miliardë dollarë deri në 2 trilion dollar pastrohet çdo vit, shumica e tij në para të gatshme, shkruan “scantv”.
Agjencitë qeveritare kanë filluar kontraktimin e firmave kripto-analitike për të gjetur pastrimin e parave dhe kriminelë të tjerë. “Kriptomonedha ka reputacionin e të qenurit global dhe anonim, dhe për këtë arsye është tërheqës për aktorët e këqij në të gjithë botën,” shpjegoi Kim Grauer, ekonomist në Chainalysis. “Por për shkak se transaksionet që përfshijnë monedha si bitcoin janë regjistruar në një libër të përhershëm, publik dhe të pandryshueshëm, kriptomonedha mund të ofrojnë në të vërtetë një transparencë të paparë në transaksionet financiare.”
Qëllimi i pastrimit të parave është të krijojë një zinxhir të transaksioneve që nuk mund të gjurmohen, kështu që duke qenë se bitcoin është krijuar për të pasur një rekord publik të pashlyeshëm të të gjitha transaksioneve, kjo e bën” pastrimin e parave “shumë më të vështirë.
Teknologjia e firmave të monedhave virtuale është gjithashtu e sofistikuar. Ata mund të gjurmojnë adresat mjaft mirë, gjë që gjithashtu e bën më të lehtë zbatimin e ligjit. (Quartz)