“Pastrimi” ia zë hyrjen Qeverisë së Kosovës
13 maj 2020
| 09:59
Një numër i madh i automjeteve, kryesisht kamionë të kompanisë “Pastrimi” dhe qindra punëtorë, kanë bllokuar rrugët te objekti i Qeverisë së Kosovës dhe te Kuvendi, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen në Pakon Emergjente të propozuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Ata kanë protestuar për disa minuta aty dhe u kanë rënë burive të automjeteve.
(B. D.: ‘Epoka e re’)