‘Pastrimi’ në Drenas: Do të këtë vështirësi të bartjes së mbeturinave për shkak të borës
Kompania “Pastrimi” në Drenas ka njoftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune se për shkak të reshurave të pandërprera të borës, do të ketë vështirësi gjatë itinerarit të bartjes së mbeturinave e sidomos në pjesët rurale, gjegjësisht në fshatrat malore. Me këtë rast, kjo kompani ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit.
Po ashtu Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Drenas, ka njoftuar të gjithë qytetarët se dy kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve janë në terren. Drejtoresha e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, e shoqëruar edhe nga menaxheri i projektit, që nga mëngjesi i së mërkurës kanë dalë në terren për të verifikuar gjendjen e rrugëve të Komunës së Drenasit.
Sipas Krapit, rrugët në këtë komunë janë të kalueshme por më vështirësi. Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues gjatë këtyre ditëve.
/Epoka e re/