“Pastrimi” nga 15 shtatori do t’i dërgojë borxhlinjtë te Përmbaruesit Privat

27 gusht 2020 | 12:37

Të gjithë qytetarëve të cilëve iu është akumuluar borxhi ndër vite ndaj Kompanisë Regjionale “Pastrimi” do të përfundojnë tek Përmbaruesit Privat nga data 15 shtator.

“KRM “Pastrimi”, Sh.A. njofton gjithë klientët se duke filluar nga data 15 Shtator 2020 do të filloj procedimin e klientëve borxhlinjë në procedurë përmbarimore te Përmbaruesit Privat (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite)”.

Këtë gjë kompania “Pastrimi” e arsyeton duke thënë se është kompani publike me vetëfinancim, pra të hyrat e mjeteve financiare i siguron vet, dhe mospagesa e faturave te mbeturinave vështirëson punën e tyre sidomos gjatë periudhës se pandemisë.

“Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë. Prandaj, publikisht ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve qe të kryejnë obligimet e tyre duke bërë pagesat e faturave te mbeturinave, për t’i ikur procedures përmbarimore qytetarët duhet te reflektojnë ne kohe sa me të shpejtë ne kryerjen e obligimeve te tyre te fatures se mbeturinave”, thuhet në njoftim.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës…