‘Pastrimi’ rinis grumbullimin e mbeturinave
14 mars 2023
| 22:22
Qytetarë të shumtë sot u ankuan për mungesë të pastrimit në shumë zona të kryeqytetit, duke filluar nga Qendra.
Por krejt kjo gjendje u shkaktua si pasojë e grevës që kishte nisur në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”.
Ndërkaq, pak minuta më parë, kompania në fjalë njoftoi se ekipet kanë dalë në terren për të vazhduar me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, por pa treguar se a është arritur ndonjë marrëveshje.
“Po ashtu njoftojmë që kryerja e shërbimit të mbeturinave do të vazhdojë sipas planit dhe orarit të rregullt opetativ”, tha kjo kompani përmes një postimi në “Facebook”.
“Pastrimi” falënderoi qytetarët për, siç tha, “mirëkuptimin që kanë treguar ndaj punëtorëve te kompanisë sonë”.