Pastrohet ambienti përreth liqenit në Mirushë

15 nëntor 2019 | 14:39

Organizuar nga Shoqata e Peshkatarëve Sportiv “Sykuqi” në Malishevë, në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Malishevës, njësinë e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” në Malishevë, njësinë e zjarrfikësve në Malishevë dhe nxënësit e shkollës “Labinot Krasniqi” në Mirushë është pastruar ambienti përreth liqenit në Mirushë.

Në këtë aksion morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtorë të drejtorive përkatëse komunale, inspektorët komunal, si dhe kryetari Federatës së Peshkatarëve të Kosovës, Bashkim Krasniqi. Kryetari Begaj i ka përkrahur vullnetarët dhe të gjithë që kanë marrë pjesë në këtë aksion, i cili ka domethënie të madhe, jo vetëm për pastrimin e ambientit, por edhe për vetëdijesim për mbrojtje të ambientit.

Në veçanti, kryetari Begaj, i ka falënderuar nxënësit e shkollës në Mirushë. Ambienti përreth liqenit në Mirushë, ndonëse jo shumë i ndotur, në vazhdimësi mbikëqyret nga Shoqata e Peshkatarëve “Sykuqi” në Malishevë, të cilët krahas aktiviteteve të përditshme, organizojnë edhe aksione të pastrimit të ambientit. “I falënderoj të gjithë për pjesëmarrje në këtë aksion dhe në të njëjtën kohë, ju bëj thirrje të gjithë atyre që e vizitojnë liqenin, ta ruajnë ambientin”, ka thënë kryetari shoqatës së peshkatarëve “Sykuqi”, Avdullah Paçarizi.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…