Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet për ruajtje të ambientit
Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë(SDK) ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit të Batllavës.
Kjo organizatë ka vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijesimin e qytetarëve ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në këtë liqeni.
“Një ndër kërkesat e vazhdueshme ka qenë vendosja e shportave në hapësirat përreth Liqenit, e që tashmë këto shporta janë vendosur nga Komuna e Podujevës. Ndërlidhur me këtë, SDK ka ndërmarrë edhe një aksion të pastrimit përreth Liqenit ‘Batllava’ në Orllan, si dhe janë vendos disa tabela (pllakata) vetëdijesuese. Përmbajtja e pllakatave ka për qëllim të ndikoj në masën qytetare mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe kujdesit për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ujit. Ky aktivitet është në kuadër të projektit ‘Aktivizmi qytetarë dhe institucional në përmirësimin e gjendjes për mjedis të shëndetshëm’, i cili mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, është thënë në komunikatën e SDK-së.