Pastrohet liqeni i Batllavës, apelohet që të mos ndotet uji

24 nëntor 2019 | 11:51

Organizata Sundimi i Demokracisë në Kosovë (SDK) ka organizuar aktivitet për pastrimin përreth liqenit duke vendosur edhe tabela që bartin mesazhe për vetëdijesimin qytetar ndaj ruajtjes së ujit të pijshëm në Liqenin e Batllavës, “Uji është jete”, “Mos e ndot atë!” “Mendo sot për një te ardhme te shëndetshme” dhe “Vendimi varet nga ti!”.

Ky është mesazhi që do të mirëpret qytetarët që vizitojnë Liqenin e Batllavës, duke shpresuar që ti thërrasim në ndërgjegjen e secilit për ruajtjen e ambientit dhe kujdesin e burimeve ujore.

“Meqenëse Liqeni “Batllava” është një prej liqeneve të mëdha në Kosovë, nga i cili furnizohen një numër i madh i banorëve me ujë të pijshëm, është mjaft e rëndësishme pastërtia dhe ruajtja e mjedisit të pastër”, është bërë me dije në njoftimin e SDK-së.

SDK, ka vlerësuar se vazhdimisht është aktive, është e përkushtuar që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të ndikojë në rritjen e vetëdijes qytetare dhe njëkohësisht të avokoj tek institucionet, për përkujdesjen ndaj ujit duke siguruar mirëmbajtje permanente përreth liqenit të Batllavës në Orllan.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Aktivizmi qytetar dhe institucional në përmirësimin e gjendjes së mjedisit për ujë cilësor” projekt ky që mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe është duke u implementuar nga OJQ SDK.

/Epoka e re/

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesi dhe publicisti Daut Dauti për herë të parë pas…