Pastrohet pjesa e lumit afër pishinave në fshatin Banjë të Malishevës

26 maj 2022 | 13:21

Në kuadër të realizimit të programit për pastrimin e ambientit në vendbanimet e komunës së Malishevës, të enjten është bërë pastrimi i pjesës së lumit Mirusha, afër pishinave në fshatin Banjë, ku janë larguar mbeturinat dhe është pastruar pjesa e rrjedhës së lumit.

Pastrimi është bërë nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, përkatësisht njësia e zjarrfikësve dhe shpëtimit, të cilët kanë asistuar në pastrimin e lumit.

Aksionin në këtë pjesë të lumit, e kanë parë nga afër nga afër edhe drejtorët e drejtorive të shërbimeve publike dhe të mbrojtjes dhe shpëtimit, Rifat Mazreku dhe Shqipron Shala.

Drejtori Mazreku, ka thënë se ky aksion është pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në territorin e komunës së Malishevë, ndërsa ka shtuar se kjo zonë është edhe zonë turistike, vendi më i vizituar gjatë sezonit turistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të…