Pastrohet rruga “Gëzim Hamza-Piktori” në qytetin e Rahovecit
22 qershor 2018
| 11:49
Pas reshjeve të mëdha të shiut të rënë ditëve të fundit përveç vërshimeve në bujqësi, probleme janë krijuar edhe në infrastrukturë rrugore.
Këto probleme tani janë evituar nga Komuna e Rahovecit.
Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike ka thënë se pas reshjeve të mëdha të ditëve të fundit, rruga “Gëzim Hamza-Piktori” në qytetin e Rahovecit ishte vërshuar nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa gjatë ditë së enjte operatori i kontraktuar nga komuna ka bërë pastrimin e rrugës dhe trotuarit të kësaj rrugë.
Drejtori Krasniqi ka theksuar se intervenime në infrastrukturë si pasoj e vërshimeve, ka pasur edhe në rrugët tjera nëpër lokalitete të ndryshme të Komunës së Rahovecit.
/Epoka e re/