Pastrohet shtati i lumit në fshatin Bajçinë
09 dhjetor 2018
| 16:49
Komuna e Podujevës përmes kompanisë së kontraktuar, është duke vazhduar me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve dhe hapjen e pastrimin e kanaleve të ujit.
Të dielën ka përfunduar pastrimi i shtatit të lumit në fshatin Bajçinë, ndërsa ditë më parë ka përfunduar edhe pastrimi i disa kanaleve në fshatin Gerdoc.
Largimi i deponive dhe pastrimi shtretërve të lumenjve dhe hapja e kanaleve po bëhet edhe në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.
/Epoka e re/