Pasuesi i Xavit te Barcelona, Laporta preferon Flickun
29 janar 2024
| 10:45
Ish-trajneri i Bayern Munchenit është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Xavin te Barcelona stinorin e ardhshëm.
Sipas “Bild Sport”, presidenti i Barçës, Joan Laporta është duke punuar ta sjellë gjermanin në Barcelonë.
Hansi Flick së fundmi është shkarkuar nga posti i trajnerit të Gjermanisë pas rezultateve të dobëta.
Sidoqoftë, ai kishte bërë bujë në vitin 2020 kur kishte arritur ta fitojë tripletën me bavarezët në sezonin e tij të parë me gjigantin gjerman.