Pasuria e Albulena Haxhiut, ministres në detyrë që po synon pozitën e kryeparlamentares

24 prill 2025 | 08:13

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.

Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tashmë është propozuar nga Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares.

Haxhiu  në AKK ka deklaruar një banesë 82m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortit dhe tokë 6 ari të trashëguar në vlerë 15 mijë euro.

Haxhiu posedon një veturë Seat me vlerë 9700 euro, të blerë nga huaja dhe nga shitja e veturës së vjetër.

Ajo ka deklaruar se ka 1 mijë e 600 euro kursime në bankë.

Tek të ardhurat vjetore, Haxhiu ka deklaruar se për pozitën e ministres merr 22 mijë e 540 euro nga Ministria e Drejtësisë,  ndërsa mëditje nga udhëtimet zyrtare janë 760 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një super ndeshje, me super atmosferë dhe dramë deri…