Pasuria e të parit të Inspektoratit Policor të Kosovës

21 qershor 2018 | 21:01

Një shtëpi, një banesë, një shtëpi malore dhe një tokë e përbashkët vlera e të cilave është 220 mijë euro, janë pasuria e paluajtshme e kryeshefit të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Hilmi Mehmeti, kryeshef në IPK ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Pasuria e Mehmetit arrin vlerën e 220 mijë eurove.

Në pasuri të luajtshme, Mehmeti ka deklaruar dy vetura, vlera e së cilave është 12 mijë euro.

Sipas deklarimit, Mehmeti nuk ka deklaruar se mban para të gatshme në ndonjë prej institucioneve financiare, ndërsa ka marrë kredi me vlerë prej 11 mijë eurove.

Të hyrat vjetore të Mehmetit nga pozita e kryeshefit arrijnë shumën e 17 mijë e 880 eurove.

Kryeshefi i IPK-së është edhe anëtar i bordit të Akademisë Kosovare të Sigurisë Publike në Vushtrri ku në të hyra ka deklaruar se merr 800 euro.

Bashkëshortja e Mehmetit të hyrat vjetore nga pozita në Ministrinë e Arsimit, i ka 5 mijë e 520 euro.

Kryeshefi i IPK-së ka deklaruar se merr edhe mëditje nga IPK vlera e së cilave është 400 euro.

Në të hyra vjetore Hilmi Mehmeti ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve të cilat janë 13 mijë e 100 euro./Kallxo.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytja nga uji e shkollës fillore në kryeqytet ka mundur…