‘Patenta e imunitetit’, Italia prodhon testin e gjakut që zbulon brenda orës nëse infekton të tjerët
Në Itali është zhvilluar, testuar dhe prodhuar testi i parë i gjakut, për të verifikuar se kush ka zhvilluar antitrupat ndaj Covid-19.
Pas gjashtë javësh studimesh të kryera në Poliklinikën “San Matteo” në Pavia, diagnostikuesi shumëkombësh “DiaSorin” është gati të nisë një test serologjik të ndërtuar ‘in vitro’ në laboratorët e tyre në Saluggia (Vercelli), nga një ekip prej 50 studiuesish.
Certifikimi pritet brenda dy javësh dhe atëherë mund të fillojnë testimet mbi popullatën (me një kosto prej më pak se 5 euro secila). Rezultati del në një orë. Në Itali mund të përpunohen rreth 500.000 mostra në ditë.
Lajmi është i rëndësishëm, sepse nga 1 prilli Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore (NMPA), ose autoriteti më i lartë i ilaçit kinez, ka publikuar një shënim zyrtar me të cilin komunikon se testet serologjike të shpejta (vetëm një pikë gjaku të marrë nga një gisht, me rezultat që del në 15 minuta) ende nuk kanë marrë një vërtetim dhe vlefshmëri të sigurisë në Kinë.
Kjo do të thotë se shumica e testeve që kanë përmbytur tregun deri më tani, përfshirë tregun italian, nuk janë të gjithë në gjendje të tregojnë se kush ka hyrë në kontakt me virusin dhe, si rezultat, për të përjashtuar se kush është infekues, sepse testet e deritanishme kanë një ndjeshmëri të ulët.